Tajfuni “Soudelour” rrafshon Taivanin, të paktën 4 viktima

Tajfuni i fuqishëm “Soudelour” është përplasur në ishullin e Taivanit me erëra të fuqishme dhe shira të dendura, duke lënë të paktën 4 persona të vdekur.Stuhia, me erëra që frynin deri në 230 kilometra në orë, zbarkoi në bregun lindor të ishullit në orët e para të së shtunës dhe tani po bën përshkimin e gjithë territorit. Stacioni meteorologjik i Taivanit deklaron se tajfuni po zhvendoset në veri-perëndim dhe gradualisht po humbet fuqinë e tij. Raportohet se mes viktimave janë edhe një vajzë 8-vjeçare dhe e ëma e saj, të cilat u rrëmbyen nga ujërat.