Tahiri prezanton uniformën e re të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri prezantoi modelin e ri për uniformën e efektivëve të Policisë së Shtetit.Në fjalën e tij, Tahiri nenvizoi se, element kryesor në uniformën e re do të jetë stema e policisë, e cila sipas tij do të jetë e dallueshme lehtësisht. Në kokën e stemës shënohet Policia e Shtetit, ndërsa poshtë është shqiponja. Kjo përfaqëson atë që duhet të arrihet, të rikonceptohet marrëdhënia e policisë me publikun”, ka deklaruar Tahiri. E gjitha kjo bëhet për të modernizuar dhe për të krijuar policinë e gjeneratës së re”, ka thënë më tej Tahiri.