Tahiri pas takimit me Metën: Mazhoranca është solide

Mazhoranca është solide dhe e qëndrueshme, është shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, referuar takimit me kreun e Kuvendit Ilir Meta.Pas një bisede me strukturat e policisë në Elbasan, Tahiri tha se takimi i sotëm është në vazhdën e takimeve të shpeshta pune.Parësorë, tha ai, është reforma në drejtësi, që do t’i japë fund pandëshkueshmërisë në çdo nivel.