Sylvester Stallone zbuloi pse zgjodhi Dolph Lundgren si Drago në “Rocky IV”

Sylvester Stallone zbuloi se pse zgjodhi Dolph Lundgren për rolin e Drago në filmin “Rocky IV”. Megjithatë, ai nuk ishte zgjedhja e parë e Stallones në vitin 1985. Aktori i Rocky Balboa u takua me Lundgren dhe më pas bënë disa fotografi së bashku për të parë nëse ai ishte më i miri për atë rol. Më vonë Stallone i dha atij rolin e jetës, pasi Lundgren ende mbahet mend sot për portretizimin e Ivan Drago në “Rocky IV”.

“…Thashë, Gjithkush do ta urrejë këtë djalë, sepse ai është i përsosur. Ai është 2 metra dhe nuk ka të meta, nuk ka dobësi. Thashë, Kjo është interesante, sepse Rocky është vetëm e kundërta. Ai është vërtet me të meta dhe ne të dy mund të luftojmë dhe të dy kemi stile që ishin në kontrast të përkryer. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se magjia ka ndodhur, por kjo këtu, është e barabartë ose ndoshta më e mirë”, u shpreh Stallone.