Sylvester Stallone mbajti dy breshka nga ‘Rocky’, tani janë 44 vjeçe

Rocky ishte një nga filmat më të mëdhenj të Sylvester Stallone. Dhe aktori zbuloi se mbajti për vete dy breshka nga filmi që tani janë 44 vjeç.
Legjenda e Hollywood befasoi fansat kur zbuloi në Instagram, Cuff dhe Link duke notuar në akuarium.
“Creed 2, me miqtë e mi të vërtetë nga Rocky…Cuff dhe Link, tani janë rreth 44-vjeç,”-shkroi ai.
Sylvester luajti rolin e boksierit Rocky në vitin 1976.
Breshkat madje u kthyen në ekran kur u shfaqën në dramën Creed II në 2018.