Sylvester Stallone e Dave Bautista në “Escape Plan 3”

Ishte viti 2013, dhe ikona e kinemasë aksion të viteve ’80, Sylvester Stallone e Arnold Schwarzenegger, tentuan të vinin fuqishëm me një film ku ishin të dy protagonistë absolutë.
“Escape Plan” nuk ishte një sukses i jashtëzakonshëm, siç pritej, por arkëtoi mjaftueshëm sa për të realizuar vazhdimin, me rikthimin e Stallone, por në vend të Schwarzy ishte një tjetër muskulor Dave Bautista.
Dhe tani, pas një viti nga “Escape Plan 2”, dyshja e aksionit vjen sërish me kapitullin e tretë “The Extractors”, traileri i të cilit sapo është publikuar.