Surpriza e Turit për Orindën… lot në sytë e të gjithëve (video)

Ok, e dimë! Orinda nuk e pëlqen Turin si këngëtar (këtë e ka thënë vetë Turi në intervistë), por sot nuk ka mundur t’i përmbajë lotët ndërsa ka dëgjuar vargjet e këngës së tij, që me shumë mundësi do ta konsiderojë si këngën e jetës, sepse është kënga e saj. Me stilin që e karakterizon dhe me ritmin të cilit i ka qëndruar gjithmonë besnik, Turi, në martesën e tij, ka menduar që kënga do të ishte surpriza më e bukur për bashkëshorten e tij të ardhshme: “Të dua sa vetë jeta…” mund të jetë një prej titujve të saj, por edhe nëse jo tamam ky, ç’rëndësi ka? Vargjet që Turi ka shkruar thonë shumë më shumë se kaq. Sot, nuk ka pendesa, edhe mes urimeve e ngacmimeve të shokëve “e hëngre dhe ti”… Në vargjet e këngës, ai ka shprehur të gjithë dashurinë: “Atje sipër kam bekimin, bashkë në përjetësi”, “Të dua, të dua, të dua Orinda Huta, të dua sa vetë jeta”….

Ç’mund të kërkonte një dhuratë më të bukur se kaq?

Hajde flasim
për më vonë, për atë që na pret.
Ditë të mira, ditë të këqija, në të mirë dhe në të keq.
Unë marr jetë nga ty, ti merr jetë nga unë.
Bashkë u rritëm, bashkë do plakemi, do të dua dhe më shumë.
Ndoshta do thyejmë pjata, ndoshta zgjojmë dhe komshinjtë.
Rëndësi ka fundi i filmit,
dhoma jonë, unë dhe ti, e di vetë ti…
Gjithmonë si hera e parë, e mban premtimin, sytë t’i dua të gjallë.
Më beso Orinda… ndoshta kam edhe pak frikë,
kur të bëhemi tre, çfarë do të ndodhë me ne?!
Më kap paniku herë pas here, pastaj më kujtohesh ti.
“Turjan kur ka dashni, gjithçka është mrekulli”. Nga atje sipër
kam bekimin me ty në përjetësi.
Të dua Orinda Huta, të dua dhe ti e di.
Dua 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 beba
Të dua, të dua, të dua, të dua sa të jetë jeta.

"Te dua sa te jete jeta", Turi këngë surprizë Orindës në ditën e dasmës!Kjo është dashuri! ????

Posted by Anna Media on Thursday, July 27, 2017