Super festa në vilën e Pogba

Paul Pogba vazhdon t’i gëzohet ende titullit botëror që fitoi dy javë më parë në Rusi.
Mesfushori francez është parë në Los Angeles, ndërsa organizoi një festë në pishinë, përpara se t’i bashkohet Manchester United për sezonin e ri të Premier League.
Pogba është ende me pushime së bashku me disa miq të tij, mes të cilëve Adil Rami e Marouane Fellaini.
Fotot e shkrepura tregojnë festën në një vilë në Hollywood.