Sulmi terrorist në Las Vegas, Ariana Grande kërkon kontroll armësh

Sulmi terrorist në Las Vegas ka prekur disa emra të njohur të ekranit, ndër ta edhe këngëtaren Ariana Grande që para pak kohësh ishte viktimë e tyre.

Numri i të vdekurve është 58 ndërsa ka rreth 515 persona të plagosur. 24-vjecarja nuk mund ta kalonte këtë ngjarje pa dhënë mbështetjen e saj, dhe nuk ka hezituar që të shkruajë në rrjetin social Twitter.

“Lutjet e mia shkojnë për Las Vegas. Ne kemi nevojë për dashuri, unitet, paq, kontroll armësh për ata që e shikojnë dhe e quajnë këtë Terrorizëm.”

Ylli i popit është mjaft e prekur nga rasti pasi para pak muajsh përjetoi një sulm në koncertin e saj në Manchester ku shumë fansa u lënduan.

Ndërkohë, Isis ka marrë përgjegjësinë për sulmin por autoritetet nuk kanë arritur të zbulojnë asnjë lidhje të ndonjë anëtari nga grupi.