Sulmi LIVE në Facebook, 49 viktima në Zelandën e Re

49 është numri i viktimave që u shkaktua nga sulmet ndaj dy xhamive në Zelandën e Re. Ndërkohë numri i viktimave pritet të rritet për shkak të numrit të madh të të plagosurve.

Kujtojmë se për sulmin, vetë agresorët e kanë shfaqur në internet me livestream në rrjetin social Facebook. Ndërkohë tre burra dhe një grua janë ndaluar nga policia, por autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe të dyshuar të tjerë.

Një nga të arrestuarit është shtetas australian, për të cilin kryeministri i Australisë Scott Morrison e përshkroi si një terrorist tejet të dhunshëm të ekstremit të djathtë.

Raportimet në media tregojnë se ekstremisti australian kishte lënë shënime ku shpjegonte qëllimet e tij e parashtronte ideologjinë e vet anti-emigracionit.

Burime policore pohuan se janë gjetur edhe në numër eksplozivash të lidhur pas disa makinave, por shpërthimi i tyre është dalluar në kohë.

Pas atij që po përshkruhet si akt i paprecedente dhune, xhamitë në qytet janë këshilluar të mbyllen përkohësisht.

Policë të armatosur janë parë të rrethojnë dhe një gjimnaz të qytetit.