Sulmet në Paris, arrestohet i dyshuari i nëntë në Belgjikë

Policia në Belgjikë ka arrestuar një të dyshuar të nëntë në lidhje me masakrën e muajit të kaluar në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.Prokurorët belgë deklaruan se i arrestuari, i identifikuar si Abdoullah C, ishte kontaktuar nga kushëriri i të dyshuarit si drejtues i grupit të zjarrit Abdelhamid Abaaoud, menjëherë pas sulmeve të 13 nëntorit. Një zëdhënës ka sqaruar se policia nuk e njoftoi arrestimin e tij në mënyrë që të mos alarmonte bashkëpunëtorët e mundshëm të tij.