Stormy Daniels humbet ‘betejën’ me Trump, do i paguajë 300 mijë dollarë

Aktorja e filmave erotikë humbi betejën ligjore me presidentin Donald Trump dhe gjykata ka vendosur se ajo duhet ti paguajë 300 mijë dollarë shpërblim.
Ylli i pornografisë duhet ti paguajë presidentit 293.000 dollarë për tarifat e avokatëve të tij dhe 1000 dollarë të tjera për shifje kundër tij. Vendimi është marrë nga një gjykatë në Los Angeles.
Avokati i Trump kërkoi 390,000 dollarë shpërblim për shpifje.
Daniels pretendoi se kishte një lidhje me Trump në vitin 2006, kur presidenti amerikan ishte i martuar me Melanie dhe se u pagua 130,000 dollarë për të heshtur para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.
Stormy e paditi për shpifje Trump, pasi ai hodhi poshtë pretendimet e saj se ishte kërcënuar për të mos folur.