“Star Wars” frymëzon Kanye West për të pastrehët

Gjatë një interviste për “Forbes”, Kanye West deklaroi se ka ndër mend të ndërtojë një godinë për të pastrehët frymëzuar nga Tatooine, planeti i njohur nga vinte Luke Skywalker në universin narrativ të “Star Wars”.
Artisti revolucionar dhe stilisti amerikan tha se është frymëzuar nga shtëpia e fëmijërisë së personazhit të interpretuar nga Mark Hamill dhe se po punon me një skuadër të specializuar për të projektuar strukturën ekzakt si ajo e paraqitur në film.
Synimi është që këto streha të jenë unitet strehimi me kosto të ulët.