Stanaj publikon këngën e re dhe ju do të dashuroheni me të

Stanaj, këngëtari shqiptar i hiteve “Romantic” dhe “Ain’t love Strange”, me të cilat publiku ndërkombëtar u lidh menjëherë, sapo ka publikuar një tjetër këngë me të cilën me siguri do të bini në dashuri.

”The Way I Love Her” titullohet kënga, që me siguri do ta dëgjoni gjatë gjithë kësaj vere. Për momentin është publikuar versioni audio i saj, edhe pse shumë shpejt Stanaj  do të publikojë edhe klipin.

Stanaj vështirë se i zhgënjen fansat e tij, ndaj besojmë se edhe kjo këngë ka për t’ju pëlqyer shumë. Pak javë më parë ai ka qenë i pranishëm në Tiranë, ku mori pjesë si i ftuar special në finalen e “The Voice of Abania”.