Sopranoja Ermonela Jaho nominohet për Opera Awards

Mes shumë emrave të njohur të muzikës lirike ndërkombëtare, Ermonela Jaho është nominuar për Opera Awards. Sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho është nominuar në “International Opera Awards” për çmimin e publikut, i cili do të shpallet në datën 15 maj.Mësohet se këngëtarja shqiptare është përzgjedhur nga juria e Opera Awards, mes tetë emrave të njohur të muzikës lirike ndërkombëtare. Votimi i publikut bëhet online, ku të gjithë në mbarë botën kanë të drejtën e votës.