Sopranoja Ermonela Jaho mbështet këngën e Jonida Maliqit në ‘Eurovision’

Jonida Maliqi u përzgjodh mes shumë konkurrentësh për të përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovizion’ me këngën ‘Ktheju Tokës’. Me vokalin e fuqishëm, tekstin dhe gjithçka tjetër, këngëtarja shqiptare arriti të fitojë zemrën e të gjithë shqiptarëve, por jo vetëm.

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga nisja e konkurrimit në ‘Eurovizion’, në mbështetje të këngëtares së njohur kanë dalë fansa të saj, kolegë dhe profesionistë të tjerë të muzikës. Por ditën e sotme krah saj doli edhe Ermonela Jaho, soprano shqiptare me famë ndërkombëtare. Me anë të disa postimeve në rrjete sociale, ajo ka bërë thirrje për mbështetje të këngës ‘Ktheju Tokës’.

Jonida ka shprehur emocionin dhe kënaqësinë për këtë vlerësim i sopranos me anë të postimeve që ka bërë në ‘InstaStory’. “E nderuar për mbështetjen tuaj Diva, Ermonela Jaho”,-shkruan këngëtarja në një prej tyre. Kënga ‘Ktheju Tokës’ u prezantua vetëm pak ditë më parë me klipin zyrtar të saj, ndërsa mbështetja për Jonidën vazhdon të rritet.