Sonte premiera e filmit “I lOVE TROPOJA” nga Ermal Mamaqi

Më në fund erdhi dita për ta prezantuar përpara publikut. Sonte është premiera e filmit komedi nga Ermal Mamaqi “I Love Tropoja.”
Pas suksesit të filmit komedi dhe romancë “2 Gisht Mjaltë” Ermali vjen me një tjetër komedi që premton të qeshura pa fund.
Gjatë kohës që Ermali punonte për këtë film ka ndarë me ndjekësit momente apo foto nga prapaskenat e filmit teksa xhironin duke zbuluar kështu pak nga pak aktorët e përfshirë në këtë komedi.
Para pak ditësh Ermali zbuloi për publikun edhe trailerin zyrtar të filmit.
Filmi del sot në kinema dhe Mamaqi ka njoftuar se premiera do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve dhe do të shfaqet 6 herë në ditë për dy javë rresht kudo ku ka shqiptarë.
Filmi përbëhet nga kasta e aktorëve si; Ermal Mamaqi, Edi Rama, Arjola Demiri, Mariana Kondi, Behar Mera, Bujar Asqeriu, Jul Deda,Enca Haxhia së bashku me motrën e saj Uindin, si dhe doktori i njohur i VIP-ave, Skerdi Faria, etj.