Sonte Dafina do të surprizojë fansat e saj…

Dafina Zeqiri pak orë më parë ka paralajmëruar një surprizë të veçantë për fansat e saj të cilën nuk e ka bërë kurrë më parë.

Ajo do të mundësojë një performancë live të EP-së së saj më të re. Dafina ka treguar se kjo performancë do të mbahet live në Instagram dhe në kanalin e Youtube në orën 2 të natës.

Të gjthë fansat e saj do tu duhet të qëndrojnë zgjuar deri në orët e para të mëngjesit por kjo do të jëtë një nga eksperiencat më të veçanta sidmos për ata të cilët ende nuk kanë arritur t’i ndjekin perfomancat e saj live nëpër koncerte.