Skrapar, rrufeja djeg shtëpinë; 12 persona të pastrehë

Mungesa e një rrufepritësi pranë banesës ka bërë që 12 persona të familjes Qato në Skrapar të mbeten të pastrehë. Gjatë stuhisë dhe reshjeve të një nate më parë në këtë zonë, një shkarkesë elektrike ka goditur rrjetin elektrik të banesës në fshatin Novaj. Gjithçka është shkatërruar nga zjarri që shpërtheu në gjithë banesën ku jetonin dy familje.12 banorët e mbetur të pastrehë kërkojnë ndihmën e bashkisë për t’u strehuar përkohësisht.