Skënderbeu dhe Laçi përballen për Superkupën e Shqipërisë

Sonte në mbrëmje do të luhet Superkupa e Shqipërisë, trofe ky që do të diskutohet mes kampionëve të Skënderbeut dhe Laçit, fituesi i Kupës së Shqipërisë. Skuadra korçare e ka fituar dy herë këtë trofe dhe të parin e mori para dy vitesh, kur mundi me 11-metërsha pikërisht skuadrën e Laçit.Duke qenë se pas një jave Skënderbeu do të luajë ne Play Off ndaj Dinamos së Zagrebit dhe duke patur frikën e një dëmtimi, mësohet se trajneri Mirel Josa do të hedhë në fushë një formacion me lojtarë që nuk janë aktivizuar shumë gjatë ndeshjeve në Champions.