Skemë mashtrimi me 1.5 milionë USD, dy të arrestuar në Korçë

Prokuroria e Korçës ka urdhëruar arrestimin e dy persona për një skemë mashtrimi prej 1.5 milionë dollarësh. Burime zyrtare bëjnë të ditur se, janë vënë në pranga Foto Kapurani , administrator i disa kompanive betoni dhe Dhimitri Metellari të cilët kishin  krijuar disa subjekte tregtare në QKR, që kryenin shitje fiktive tek njëri-tjetriNga veprimet hetimore për periudhën 2011-2014, kompanitë “Kapurani Vjara”, “Kapurani Trans”, “Beçi Company” dhe “Four Beton”, përmes veprimeve fiktive u janë shmangur detyrimeve tatimore me një vlerë totale prej 170 milionë lekë, ose rreth 1.5 milionë dollarë.