Situata energjitike, OSHEE: Pa energji, 5 mijë abonentë.

OSHEE bën të ditur se aktualisht janë pa energji 5 mijë abonentë, për shkak të defektit në tetë fidra. Sipas të dhënave të fundit për situatën energjitike në vend, Operatori  bën të ditur se pas 48 orësh është bërë i mundur rregullimi i avarive në 90 % të zonave që patën probleme për shkak të motit të keq. Grupet e punës së OSHEE po punojnë në terren për normalizimin e situatës dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.