Siri, OKB përfiton nga armëpushimi për të shpërndarë ndihmat

Kombet e Bashkuara janë angazhuar të shpërndajnë më shumë ndihma për njerëzit që jetojnë në zonat e rrethuara të Sirisë, duke shfrytëzuar armëpushimin e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.Shpërndarjet e para të ndihmave janë planifikuar me pakot që pritet të arrijnë tek 150 mijë sirianë të bllokuar në 5 ditët e ardhshme. Kombet e Bashkuara shpresojnë t’u vijnë në ndihmë rreth 1.7 milion personave brenda muajit mars. Armëpushimi që hyri në fuqi ditën e shtunë duket se po mban, pavarësisht akuzave për shkelje të bëra nga të dyja palët.