Siri, armë amerikane në duart e Al Kaedas

Ushtria amerikane konfirmoi zërat se një pjesë e armëve të dërguara prej saj për rebelët që luftojnë ISIS-in në Siri, po përfundojnë në duart e grupeve ekstremiste të lidhura me Al Kaedan. Pentagoni deklaroi se një njësi rebele e pajisur me autoblinda dhe armatim amerikan, i dorëzoi këto al-Nusras, grup ekstremist i lidhur fort me Al Kaedan.KOngresi amerikan ka miratuar një plan prej 500 milionë dollarë për trajnimin dhe armatimin e grupeve rebele që luftojnë si kundër ISIS-it, ashtu edhe kundër presidentit Assad në Siri. por mesa duket  grupi i parë i trajnuar eshte  dorëzuar përballë ekstremistëve të al-Nusras, për t’i shpëtuar ekzekutimit.