Si kurrë më parë, “Jurassic World 3” do të jetë epik

Pasi u zhduk për një dekadë, “Jurassic Park” u shfaq përsëri me daljen e “Jurassic World” në vitin 2015. Ky film dhe vazhdimi i tij “Jurassic World: Fallen Kingdom” ishin të dy shumë të suksesshëm dhe tani do të kemi edhe kapitullin e tretë. Sipas protagonistit Chris Pratt, nuk do të zhgënjehemi.

“Nuk mund të them asgjë. Nuk mund të besoj që do të realizojmë këtë film dhe nuk mund të besoj se ata gjetën një mënyrë për të ofruar premtimin e fundit të ‘Jurassic World: Fallen Kingdom’. Është si… prit çfarë? Ishulli shpërtheu. Kafshët janë jashtë dhe nuk mund t’i fusim përsëri në kuti. Çfarë do të bëjmë? Nuk janë vetëm këta dinozaurët, por kjo teknologji që ecën përpara do të ndikojë në planet? Do të jetë një film thjesht…epik.”, deklaroi Pratt.