Si kurrë më parë! “Avengers: Endgame” me arkëtimet më të mëdha në histori

“Avengers: Endgame” ishte në gjendje të ‘shkatërronte’ rekordin e “Infinity War” në SHBA, duke tejkaluar arkëtimet në fundjavën debutuese dhe duke u bërë filmi më i madh në histori.

Filmi arkëtoi 350 milionë dollarë duke thyer rekordin e mbajtur nga “Avengers: Infinity War” me 257.6 milionë dollarë. Dhe nëse kjo mos të mjaftonte, “Endgame” ishte i aftë të arkëtonte mbi 1 miliard dollarë në të gjithë botën, duke ‘shpartalluar’ çdo rekord të mëparshëm.

“Avengers: Endgame” gjithashtu ndihmoi në tërësi edhe zyrën e brendshme të biletave në SHBA, me të gjitha filmat që fituan 397 milionë dollarë për fundjavën. Rekordi i mëparshëm për një fundjavë të vetme ishte 314 milionë dollarë.