Si e kuptoi që ishte homoseksual, këngëtari Tiziano Ferro

I njohur edhe përtej Italisë, këngëtari Tiziano Ferro në një intervistë për revistën italiane “Grazia”, ka folur për homoseksualitetin e tij dhe planet për martesë.

Tiziano ka rrëfyer se është beqar dhe në kërkim të shpirtit binjak.

“Nuk bëhem keq edhe nëse nuk vjen, unë nuk koleksionoj historiçka”, ka treguar ai për Grazia.

Në lidhje me homosekualitetit e tij, ai tregon se në moshën 25 – vjeçare nisi të kuptonte se ishte tepër i palumtur. Ndërsa nuk e kuptonte se çfarë kishte, vendosi të shkëputej në atë kohë për tre vite në Meksikë, në përpjekje që të krijonte lidhje me femra.

Në moshën 28- vjeçare ai nisi seancat me psikologun. Ju deshën dy vite terapi që të kuptonte se ishte homoseksual. Pas kësaj ai vendosi ta ndaj këtë zbulim me të gjithë fansat e tij.