Shuhet nobelistja Harper Lee

Ka humbur jetën në moshën 89-vjeçare novelistja e mirënjohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harper Lee. Lajmi është konfirmuar nga kolegë dhe familjarë të saj të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një shkrimtareje si Lee. Prej kohësh e moshuara vuante nga sëmundja e rëndë ndërsa mosha e madhe nuk e la të përmirësoheshe. “Sot kemi humbur një shkrimtare të bukur, RIP Harper Lee..”, u shpreh Random House. Shkrimtarja Harper Lee ka shkruar shumë libra të famshëm disa prej tyre kanë frymëzuar regjizorë të mëdhenj të cilët i kanë kthyer në filma.