Shtypi policin për vdekje, djali i ish-deputetit të PS i dehur dhe me 150 km/orë

Djali i ish-deputetit socialist Ndue Kola, që shkaktoi aksidentin mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku humbi jetën një punonjës policie, udhëtonte me automjetin e tij me 150 km/orë. Burime nga policia bëjnë me dije se 22 vjeçari Arnold Kola drejtonte në gjendje të dehur makinën tip fuoristradë “Lexus” në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova” në Kamëz, kur ka përplasur furgonin e policisë, që patrullonte me 20 km/orë në anë të rrugës. Ndërkohë mësohet se ky person ka qenë i arrestuar edhe vjet po për drejtim mjeti në gjendje të dehur.