Shtyhet për të tretën herë dasma e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Justin dhe Hailey Bieber po hasin shumë vështirësi në gjetjen e një ditë perfekte për realizimin e dasmës së tyre fetare.
TMZ raporton se çifti po shtyn ceremoninë martesore për të tretën herë.
Sipas burimeve 300 të ftuarit që kanë marrë ftesën e dasmës së këngëtarit dhe modeles, janë njoftuar të martën se data e dasmës po riplanifikohet.
TMZ raporton se dasma nuk do bëhet në një periudhë të afërt pasi çifti, tashmë zyrtarisht i martuar, dëshiron ta planifikojë siç duhet këtë herë.
Disa nga të ftuarit që do marrin pjesë në dasmë janë Kylie Jenner dhe Travis Scott, Chris Brown, Drake dhe Odell Beckham Jr.