Shtyhet ndeshja test për Arenën kombëtare

Stadiumi i ri i kombëtares shqiptare të futbollit nuk do të mund të jetë gati për ndeshjen testuese të kësaj të diele, ku ishin programuar të zbarkonin edhe zyrtarë të UEFA-s për lejen finale.

Ankthi i tifozëve kuqezi nëse do të jetë po jo gati arena e re për sfidën ndaj Francës, duket se kështu është shtuar.

Pavarësisht garancive nga ana e FSHF-së, ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për tu luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e dielë, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme.

Sipas qeverisë së futbollit në vendin tonë, është kryer një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës.