Shtëpia e re e Meghan dhe Harry

Sa shumë gjëra po thuhen e po shkruhen këtë ditë për tërmetin në familjen mbretërore britanike. Harry dhe Meghan kanë vendosur të lënë titujt mbretërore dhe të nisin një jetë të pavarur.

Thuhet se lajmi ka zemëruar mbretëreshën, por ajo është detyruar të pranojë vendimin e tyre.

ghan, që nuk e duronte jetën në oborrin mbretëror.

Në mesin e debatit se kush është i keqi dhe kush është i miri në këtë histori, emri i Meghan duhet të jetë më i kërkuari online.

Disa media thonë se sulmet ndaj saj, duke e etiketuar si egoiste për ndarjen nga familja mbretërore, vijnë për shkak të racizmit ndaj afrikano-amerikanëve. Kurse ata që e kritikojnë, mbrohen duke thënë se nuk e sulmojnë për shkak të ngjyrës, por sepse po e përdor Harry-n deri në atë pikë sa ta poshtërojë duke kërkuar vende pune në botën e filmit për të.

Debatet nuk do shuhen kurrë, por duket se Meghan e ka gjetur folenë ku do të zhvendoset me familjen e saj të re. Bëhet fjalë për një vilë ekstravagante në Kanada.

Vila me gjashtë dhoma gjumi dhe pesë banjo ndodhet në Vankuver. Ajo mbrohet nga mure të larta dhe ka një pamje spektakolare mbi oqean.