Shqiptarët xhepshpuar për Halloween, shpenzime marramendëse vetëm për një ditë festë

Sot është festa e Halloweeen-it dhe shqiptarët më shumë se çdo vit tjetër kanë bërë planet për ta festuar siç duhet, duke shpenzuar në maksimum.

Prej disa vitesh tashmë, ditët e fundit të tetorit i gjejnë bizneset duke iu bashkuar kësaj tematike.

Sipas shitësve në tregun çam në Tiranë, brenda 10 viteve ka ndryshuar shumë përshtatja me këtë festë. Sipas tyre, në qoftë se para 10 viteve në dyqan merrnin ndonjë maskë në veçanti ose më pak artikuj, tashmë gama është zgjeruar.

Kërkesat më të mëdha vijnë nga fëmijët sepse shkollat apo kopshtet organizojnë festa me këtë tematike, për të cilën nevojiten artikuj të tillë.

Një tjetër biznes që po ‘përfiton’ ekonomikisht nga kjo festë është ai i argëtimit. Club-et do të mbushen sot me të rinj që do të kenë një kod veshje të caktuar, si dhe make up me këtë tematikë.

Pikërisht edhe make up artistët janë një tjetër kategori, që kanë fluks pune dhe prenotimesh për këtë ditë.

/Monitor