Shqipëria humbet 7 pozicione në renditjen e re të FIFA-s

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 7 pozicione në renditjen e publikuar të enjten nga FIFA.Kuqezinjtë tashmë e shohin veten në vend të 32-të, në krahasim me vendin e 25 të muajit shtator. Edhe pse me rënie, Shqipëria vazhdon të ketë një renditje më të mirë se përfaqësuese si ajo e Turqisë, Greqisë apo Suedisë.Vendin e parë të renditjes vazhdon ta mbajë Argjentina, ndërsa Gjermania ka rimarrë vendin e dytë.