Shqipëria humbet 3 pozicione në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 3 pozicione në renditjen e FIFA-s, të publikuar të enjten.Është pikërisht kundërshtari ynë i radhës në eliminatoret e Euro 2016, Danimarka, ai që ka zënë vendin e 22-të, që muajin e kaluar e mbante Shqipëria, që tashmë klasifikohet në vendin e 25. Nuk ka pothuajse fare ndryshime në 50 të parat e renditjes, pasi për renditjen e këtij muaji janë marrë parasysh vetëm 15 ndeshje kombëtaresh, dhe të gjitha kanë qenë miqësore.