Shqipëri- Serbi, FSHF në dispozicion të policisë listën e tifozëve

FSHF do të vendosë në dispozicion të policisë së shtetit listën me emrat e të gjithë tifozëve që kanë blerë biletë, me qëllim që policia të kryejë verifikimet e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri- Serbi, më 8 tetor.Kreu i FSHF-së, Armando Duka është takuar me drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako, ku për rreth një orë kanë diskutuar për marrjen e masave të përbashkëta për zhvillimin normal të ndeshjes . Z. Çako, garantoi Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, se Policia e Shtetit do të marrë të gjitha masat, duke angazhuar të gjitha kapacitetet më të mira të saj , qoftë në burime njërëzore ashtu dhe në logjistikë.