Shqetësimet e fansave për biletat falas në koncertin humanitar

Fansat që kanë blerë bileta për të parë koncertin e Ariana Grande në 22 maj nga interneti, nuk do kenë nevojë për bileta në koncertin e të dielës.

Ariana Granda ka ofruar bileta falas në datën 4 qershor për të gjithë ata që ishin pjesë e ngjarjes tragjike, ku mbetën të vdekur 22 persona dhe shumë të plagosur.

Por ka patur probleme pasi shumë fansa nuk kanë marrë përgjigjen e duhur dhe nuk kanë patur mundësi që të regjistrohen falas për të parë koncertin.

“Nuk është e drejtë për mijëra vajza të vogla që mund të kenë parë ngjarje të tmerrshme. Prindërit e tyre po shpresojnë se kjo mund ti bëjë të ndihen më mirë, por tani kanë kuptuar se nuk mund të shkojnë dhe kjo është gjë e ulët,” – ka thënë Janine, një vajzë për BBC.

Ka patur edhe raste të tjera kur fansat janë ankuar pasi kompanitë nuk i kanë vlerësuar dhe nuk janë treguar të qartë dhe korrektë me to.

Ndërkohë, mendohet se të gjitha kompanitë në internet po punojnë që të vërtetojnë detajet e të gjithë fansave në mënyrë që të mos ketë përplasje të tilla.