Shpallen fituesit e muzikës country, ja kush e rrëmbeu çmimin e madh

Në “Bridgestone Arena” në Nashville është mbajtur ceremonia e përvitshme ndarjes së çmimeve për muzikën country.
Emrat më të mëdhenj të muzikës amerikane u ngjitën në skenë, në një mbrëmje që përkoi me 53-vjetorin e CMA Awards.
Garth Brooks mori vlerësimin më të madh, “Entertainer of Year”, ndërsa albumi i vitit shkoi për Maren Morris.
Më herët gjatë mbrëmjes, Kacey Musgraves fitoi çmimin “Video e Vitit” me këngën “Rainbow” , ndërsa Lil Nas X dhe Billy Ray Cyrus u vlerësuan me “Musical Event of Year” për remixin e tyre të “Old Town Road”.
Ylli i muzikës country Blake Shelton rrëmbeu trofeun “Singel of the year” me këngën “God’s Country”, ndërsa vokali më i mirë shkoi për Old Dominion.
Në shfaqje dhuruan spektakël me performancën e tyre edhe këngëtaret: Miranda Lambert, Pink, McEntire, Underwood dhe Kelsea Ballerini e shumë të tjerë.