Show në Buckingham Palace, banda interpretoi “Bohemian Rhapsody”

Vizitorët pranë “Buckingham Palace” asistuan në një performancë të rrallë dhe të papritur të bandës frymore të Oborrit Mbretëror Britanik, të cilët interpretuan versionin e tyre të “Bohemian Rhapsody”. Ishte një nderim për filmin me të njëjtin titull, që fitoi në “Golden Globes” trofeun “Filmi më i mirë” dhe atë të “Aktorit më të mirë” për Rami Malek, në rolin e Freddie Mercury, lideri i “Queen”.