Shoqata e Transportit: Çmimin e ri të biletës do ta diskutojmë prapë!

Shoqata e Transportit ka reaguar  menjëherë pas vendimit të Këshillit Bashkiak për rritjen e çmimit të biletës në 40 lekë, ku shprehet e pakënaqur me këtë rritje. Përfaqësuesit e saj deklarojnë se nuk janë dakord me këtë çmim, megjithatë lajmërojnë se nuk do të bllokojnë transportin publik në datën 1 janar.