Shmanget tragjedia, Angelina Jolie xhiron filmin sipër tokës së “minuar”

Filmi i ri i Angelina Jolie për pak është kthyer në tragjedi. Kjo pasi një e vërtetë e frikshme është zbuluar për vendin ku po xhirohen skenat.

Jolie dhe aktori Richard Madden janë evakuar nga sheshxhirimi për shkak të një bombe të Luftës së Dytë Botërore, e cila ishte e pashpërthyer.

Jolie dhe Madden ndodhen në ishujt Kanarie për xhirimin e filmit “The Eternals”. Të gjithë personat që ishin në sheshin e xhirimit u përfshinë nga paniku.

Një nga të pranishmit ka thënë për “The Sun”: “Ishte tmerruese, bomba mund të kishte qenë atje për dekada e paprekur, por kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të shperthente. Disa nga yjet më të mëdhenj në botë ishin në set dhe askush nuk po bënte asgjë. Për fat të mirë, ekspertët u morën me të”.