Shkrimtari austriak pasi fitoi Nobelin: Do pimë raki dhe verë të bardhë me serbët!

Ditën e djeshme, shkrimtari austriak Peter Handke, i cili njihet si mbështetës i Sllobodan Millosheviç, fitoi çmimin Nobel në Letërsi.

Ky vendim i Akademisë së Shkencave në Suedi, çoi në një irritim të shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë, të cilët u shprehën aspak të kënaqur.

Në një lidhje me Programin e Dytë të Radios në Beograd, ai ka provokuar sërish duke përshendetur serbët për gëzimin e tyre dhe tha se do të festonte me të, me raki dhe verë të bardhë.

“Jam shumë i befasuar dhe shumë i lodhur, do të flasim më gjatë nesër. Dua të përshëndes të gjithë njerëzit në Beograd dhe Serbi, e ndiej gëzimin tuaj për njohjen e madhe që mora, faleminderit për atë dhe në emrin tim sonte do të pimë raki dhe verë të bardhë ”, tha Handke