Shkonin për të shuar flakët në Llogara, por uji u derdhej rrugës… (video)

Ndërsa operacioni i Emergjencave Civile për shuarjen e zjarrit në malin e Llogarasë vijon, helikopterit i është dashur të bëjë plot 2 “xhiro” kot mbi vatrat e zjarrit pasi pilotët nuk e kishin vënë re që depozita e ujit u derdhej rrugës dhe në vend që të shuanin flakët, ofruan plot 2 herë një “shi” të lehtë për plazhistët e Drimadhës. Por siç thotë dhe populli: – “E treta e vërteta”, – më pas pilotët e kuptuan dhe tashmë operacioni për shuarjen e zjarrit nga helikopteri vijon me depozitën plot…