Shkodër, shpërthim në një dyqan në Vaun e Dejës

Një shpërthim i fuqishëm është ndjerë në orët e para të mëngjesit te sotem në zonën e Vaut të Dejës, në Shkodër.Ngjarja ka ndodhur në një dyqan në pronësi të shtetasit me iniciale A.L. Menjëherë pas shpërthimit, i zoti i lokalit ka njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme të shumta materiale.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve e autorit.