Shkëmbi bie mbi furgon, plagoset rëndë 35-vjeçari turk

Një masiv shkëmbor ka goditur një furgon në aksin rrugor Moglicë-Gramsh, duke plagosur rëndë një shtetas turk. Sipas informacioneve paraprake të policisë, shtetasi me inicia;e S. D, 35 vjeç ka qënë pasagjer në furgonin me drejtues shtetasin me iniciale V. O. 35 vjeç nga Korça. Gjatë ecjes në rrugë është shkëputur një masiv shkëmbor që ka goditur mjetin. Për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi turk. Ai rezulton të jetë punonjës në kantierin e HEC-it të Moglicës, dhe pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Gramshit, është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë.