Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve me 4 shqiptarë

Dy gra franceze dhe 4 shqiptarë kanë rënë në rrjetën e agjentëve të fshehtë të Policisë kufitare, pasi ata trafikonin shqiptarë që kërkonin të kalonin nga Franca për në Britani përmes Portit të Kalesë (Calais).Ky rrjet ka dërguar rreth 100 shqiptarë për në Britani, së fundmi, duke u marrë nga 5 mijë stërlina secilit për hipjen e tyre në mënyrë klandestine nëpër maune, që mbërrinin në terriorin britanik.