SHISH për masat antiterrorizëm; Konfrontim fizik mes Lutajt e Dogjanit

Një konfrontim fizik mes deputetëve Pirro Lutaj dhe Asllan Dogjani është raportuar mesditën e së mërkurës në zhvillimet e Komisionit parlamentar të Sigurisë, teksa në të po diskutohej me dyer të mbyllura mbi buxhetin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas debateve të ashpra, teksa për të ndarë dy deputetët e përfshirë në konfrontim kanë ndihmuar edhe efektivët e ish-Gardës së Republikës.Përpara këtij incidenti, masat e Shqipërisë kundër terrorizmit kanë çuar përfaqësues të SHISH të raportojnë në Komisionin parlamentar të Sigurisë.