Shijak, ekzekutoi bashkëshorten dhe vjehrrin, më pas vrau edhe veten

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në mëngjes në Shijak, ku ka nddhur një krim në familje. Bashkëshorti vret me çiifte gruan dhe babanë e saj pas një konflikti dhe mosmarrëveshjeje në shtëpi.

Pas 7 orësh mbi shtyllë, Artan Petova ka vrarë veten me të njëjtën armë krimi që ekzekutoi vjehrrin dhe bashkëshorten.

Sipas burimeve policore, krimi ka ndodhur pranë zonës së quajtur “Katër rrugët e Shijakut”, ku Artan Petova, 41 vjeç, ka qëlluar për vdekje gruan e tij, Zara Petova 35 vjeçe dhe vjehrrin e tij Ismet Leka 72 vjeç.

Pas ngjarjes autori ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë dhe policia  negocioi për ta zbritur në tokë, për të shmangur ndonjë vetëvrasje të mundshme.

Pavarësisht përpjekjeve, nuk ia ka arritur. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vengjarje dhe kanë nisur menjëherë hetimet.