Sheshi “Nënë Tereza” ngjyroset falë Colour Day Festival, të rinjtë do të festojnë deri vone

Sheshi Nënë Tereza është mbushur sot plot me të rinj që po argëtohen në festivalin shumëngjyrësh Colour Day Festival. Atmosferë, ngjyra, rini, dhe muzikë të mirë gjeni në sheshin e kryeqytetit.
Disa prej Dj më të mirë kanë performuar deri më tani, ndërkohë në festën që pritet të zgjasë deri vonë, të tjerë artistë të njohur shqiptar dhe të huaj do të kënaqin publikun shqiptar me repertorin e tyre më të përzgjedhur muzikor.
Vihet re prezenca e turmave të mëdha me të rinj të cilët të ngjyrosuar kërcejnë nën ritmet e muzikës. Festa sapo ka filluar, supriza të mëdha priten në vazhdim.
Ky është Colour Day Festival, festivali shumëngjyrësh i kthyer tashmë në një traditë të bukur për të rinjtë e kryeqytetit.