Shehaj: Luftë korrupsionit të tatimorëve

Gjatë takimit për bilancin e luftës kundër informalitetit, Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj deklaroi se nga data 2 nëntor do të fillojë trajnimi i biznesit të vogël për të zbatuar ligjet fiskale. “Kjo qasje do të largojë familjaritetin dhe sjelljet korruptive të inspektorëve tatimorë, si dhe do të rrisë më shumë efektivitetin e territorit. tha Shehaj. Qëllimi ynë nuk është gjobitja e tyre, por rritja e zbatueshmërisë së ligjit nga tatim-paguesit”, shtoi më tej ajo.